Kancelarja gjermane, Merkel: Serbia s’do ketë marrëdhënie të mira me Brukselin pa zgjidhur mosmarrëveshjet me Kosovën

23-08-2011 / Gazeta 55
Kancelarja gjermane Angela Merkel mbërriti në Beograd, në ndalesën e saj të fundit në këtë turne të shkurtër në Ballkan. Merkel deklaroi se do t’u thotë liderëve serbë që të ndjekin rrugën e Kroacisë që sipas saj, ka bërë përparime të mëdha në “zhvillimin shoqërorë dhe ekonomik”. Gjithashtu Serbia duhet t’i zgjidhë mosmarrëveshjet e saj me Kosovën për të përmirësuar marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Merkel mbërriti në Beograd pas vizitës së djeshme në Kroaci. Para fillimit të vizitës në Kroaci dhe Serbia ajo pati deklaruar se “njëra nga detyrat e mia do të jetë ta bindi Serbinë, se duhet ta vazhdoj dialogun me Kosovën”.
...