E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi- Nëna vrasëse hedh dy fëmijët e mitur nga ballkoni

Rusi- Një nënë ruse ka vrarë dy fëmijët e saj përkatësisht të moshës 4 dhe 7 vjeç duke i hehdur nga ballkoni i katit të 15-të pasi ajo tha se nuk duronte më sjelljen e tyre.

Nëna është arrestuar pasi dyshohet se ka hedhur fëmijët e saj, 30-vjeçarja Ryabkova Galina është filmuar e tensionuar emocionalisht nga kamerat e survejimit në një bllok apartamentesh në Moskë në momentin pas vrasjes.

Fqinjët në kompleks u alarmuan pasi dëgjuan trupat e dy djemve të binin në tokë. Pavarësisht përpjekjeve të fqinjëve fëmijët kanë ndërruar jetë para se ambulanca të mbërrinte. Sipas RT gruaja ka thënë se ishte e lodhur me fëmijet dhe kishte vendosur të shpëtonte prej tyre.

Gruaja e re, burri i së cilës ishte në një udhëtim biznesi, jetonte në katin e 8-të të ndërtesës dhe besohet se ajo i tërhequr qëllimisht fëmijët deri në katin e 15-të. Fqinjët treguan se ajo i kishte pohuar se kishte qënë vetë që i kishte hedhur dy fëmijët.

Është raportuar se zonja Ryabkova ka tentuar të vrasë veten në të akalurën, ajo do të dërgohet në një spital psikiatrik për analiza ndërsa një hetim vijon për të mësuar gjithçka mbi ngjarjen.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›