E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket Vaksinohuni per gripin stinor

Vaksinohuni kunder gripit sezonal ky eshte apeli qe vjen nga bluzat e bardha. Sipas tyre kjo eshte periudha me e pershtatshme ne menyre qe trupi te fitoje imunitetin e duhur. Grupet me ne risk jane femijet te cilet kane nje imunitet te dobet per te perballuar virozat thone mjeket. Pervec vaksinave te detyrueshme jane vete prinderit ata qe duhet te zgjedhin nese do ti vaksinojne femijet per gripin e zakonshem apo jo sqarojne mjeket. Sipas tyre vaksinat nuk kane efekte anesore. Por tek femijet ato mund te shkaktojne temperature te lehte apo enjtje por ne disa raste edhe reaksione. Vetem nje jave me pare autoritet e Shendetit Publik deklaruan se situata epidemiologjike ne vendin tone eshte nen kontroll. Rastet e shfaqura me gripin sezonal nuk kane qene te renda nderkohe qe prane spitalit infektiv vizitat jane shtuar. Vitin e kaluar situata gripale ne vend sipas autoriteteve shendetesore ishte me e renduar se tani.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›