E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionati gjerman vijon kryesimin Borrusia Dortmund

Borussia Dortmund vazhdon të dominojë kampionatin gjerman, duke regjistruar një tjetër fitore në ndeshjen e parë të vitit 2011. Skuadra e Jurgen Klop ka mundur me rezultatin 3-1 Bayer Leverkusen dhe ka thelluar me 13 pike diferencën në krye të renditjes. Dy gola të mbrojtësit Grosskreutz dhe një që mban firmën e Goetze i dhanë avantazhin e trefishtë Borussias, përpara se Kiessling të shënonte golin e nderrit për vendasit.

Pas këtij suksesi skuadra e Dortmund ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit kampion në Bundesligë duke u ngjitur në kuotën e 46 pikëve, 13 më shume se Hanover, i cili ka marrë vendin e dytë në klasifikim pas fitores 0-3 në fushën e Frankfurt. Skuadra ku luan dhe kapiteni i kombëtares shqiptare Altin Lala do të zgjidhte gjithcka me dy gola në pjesën e parë dhe do të vuloste suksesin me trefishimin në fundin e ndeshjes. Deshton dhe një herë Bajerni i Mynihut, që nuk ka shkuar më shume se barazimi 1-1 në fushën e ëolfsburg. Një gol me fat i Myller do t’i jepte avantazhin bavarezeve, ndërsa vendasit do të barazonin shifrat me Rihter vetem katër minuta nga fundi i takimit.

Në Francë, Lille ka marrë kryesimin pas fitores 0-2 në fushën e Nice. Gervinho dhe Moussa do të shënonin golat e fitores për skuadrën e tyre që është ngjitur në kuotën e 35 pikëve, një më shumë se Paris SG që ka mundur me veshtiresi 2-1 Sochaux. Në kampionatin portugez, Porto vazhdon dominimin me një tjetër fitore 3-1 kundër Naval. Pës këtij suksesi, Porto kryeson renditjen me 12 pikë më shumë se rivalët e Benfikës, që kanë mundur me veshtirësi 1-0 Academica.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›