E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nazarbayev, Berisha, Pacolli

Nga Mustafa Nano

Ju kujtohet, besoj, deklarata e Sali Berishës, sipas së cilës ai do të rrijë në pushtet edhe 35 vjet. Nuk është i vetmi që bën deklarata të tilla. Më i fundit është Presidenti i sapozgjedhur i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, i cili dje ka fituar një mandat tjetër presidencial (e dini se me çpërqindje fitoi? 95,5%). Pas fitores së kundërshtuar nga OSBE-ja për shkak të parregullsive të dukshme, ai është shprehur se do të jetë presidenti derisa të jetë gjallë. Në fakt, është në pushtet qysh prej vitit 1991 dhe ka premtuar menjëherë pasi u shpall rezultati i djeshëm se do të kandidojë sërish në vitin 2016. Është ish- komunist, që pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik mori në dorë frenat e Kazakistanit, e nuk ka ndërmend ti lëshojë në duar të tjerë. Është një diktator, nuk ka diskutim. Dhe i korruptuar. Por është pragmatik; mban lidhje me Moskën, Pekinin, me Uashingtonin, me BE-në. E ndihmon të luajë në fushën ndërkombëtare fakti që vendi i tij është shumë i pasur me burime energjetike. Behxhet Pacolli e ka pasur mik dhe idhull. Dua të bëj për Kosovën atë që po bën ai për Kazakistanin, më ka thënë mua para nja tri vitesh në programin Deja vu. Tani, idhull mund ta ketë (është punë e tij), por model nuk mund, e nuk duhet ta ketë. Kosova është në Europë.

*marrë nga rubrika nanonews tek respublica.al

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›