Intelektualët e Bashës kërkojnë debat me Ramën për qytetin
Një forum prej 31 personash, të deklaruar si intelektualë të pavarur, por që në fakt njihen për pozicionimin e tyre përkrah mazhorancës së djathtë, madje duke qenë edhe pjesë e forumeve të Partisë Demokratike, kanë kërkuar që të kenë në një debat dy kandidatët për Tiranën, Lulzim Bashën dhe Edi Ramën. Intelektualët e përzgjedhur nga shtabi elektoral i Bashës, e kanë quajtur grupimin e tyre Iniciativa për Tiranën. Ne grupimi Iniciativa për Tiranën i përfaqësuar nga intelektualë dhe ekspertë, që përtej bindjeve dhe ideve politike, besojmë që njësoj si ju, na bën bashkë të qenit qytetarë të shqetësuar për zhvillimet urbane, ekonomike, sociale dhe kulturore të kryeqytetit tonë. Njësoj si ju, ne besojmë se zgjedhjet vendore të 8 majit përcaktojnë cilësinë e jetës dhe po njësoj si ju, ne besojmë se duke ju larguar apatizmit, duhet të kontribuojmë në ndërtimin e zhvillimin e Tiranës, thuhet në ftesën e këtyre intelektualëve, që kanë kërkuar nga kandidatët të shpalosin alternativat e tyre në këtë forum. Intelektualët e mazhorancës kujtohen për qytetin sa herë bëhet fjalë për ndonjë fushatë elektorale, nuk kanë ndonjë kontribut në debatin publik për zhvillimin e qytetit.
Përfaqësuesit e grupimit Iniciativa për Tiranën
1. Adrian Civici
2. Aleks Luarasi
3. Ali Oseku
4. Alush Shima
5. Amik Kasoruho
6. Besnik Alija
7. Bujar Kapexhiu
8. Dhori Kule
9. Edmond Leka
10. Elsa Ballauri
11. Enver Faja
12. Gamend Haxhia
13. Jera Kruja
14. Kujtim Cashku
15. Margarita Xhepa
16. Mentor Petrela
17. Nevila Xhindi
18. Pellumb Vorpsi
19. Petraq Papajorgji
20. Rajmonda Duka
21. Romeo Hanxhari
22. Sokol Nako
23. Sotiraq Hroni
24. Zef Preçi
25. Zhani Ciko
26. Kozeta Sevrani
27. Valentina Duka
28. Nevila Nika
29. Elsa Ballauri
30. Agim Nesho
31. Grida Duma