E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nazarko: Si financoheni? Kapri: Vetëfinancim transparent

Erald Kapri, i cili kandidon në zgjedhjet e 11 majit me Partinë Mundësia të Agron Shehajt, ka deklaruar se nuk do të konsiderojnë mundësinë e një koalicioni pas zgjedhjeve të 11 majit. Në “Nazarko Podcast”, ai tha me bindje të plotë, se do të jenë në opozitë. Ai theksoi se Partia Mundësia synon të marrë minimalisht 7 deputetë dhe të krijojë një grup parlamentar.

“Dyshoj për një koalicion të madh PD-PS, nëse askush nuk merr 70 mandate”, shtoi ai..

Ndërsa Nazarko shtoi se kjo tregon që Partia Mundësia është një parti pa probleme mbijetese ekonomike dhe financiare, gjë për të cilën Kapri u shpreh se kjo i bën krenarë.

I pyetur se si financohen, Kapri tregoi se financohen nga kontributi i Agron Shehajt dhe legalisht.

“Çdo gjë është e pastër dhe duke pasqyruar llogaritë bankare”, deklaroi Kapri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›