E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahen Pattinson dhe Stewart?

Nga Express më 10 shkurt 2011 në ora 20:37

Sipas revistës “Life & Style”, Robert Pattinson dhe Kristen Stewart janë ndarë.

Tabloidi ka shkruar se romanca e çiftit është vënë në vështirësi pasi që Kristen “është shumë xheloze në Rob” i cili ka dëshirë që “ndonjëherë të jetoj ndaras nga ajo”.

Rob, Kristen dhe kolegu i saj nga Twilight, Kellan Lutz ishin fotografuar në Baton Rouge të LA gjatë një të shtune në një darkë pune por më vonë ata nuk janë parë së bashku.

“Pasi kanë përfunduar darkën ata kanë shkuar në katin e sipërm dhe aty ka plasur sherri”, ka thënë ky burim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›