Karrigia e thatë e Panahit

Regjisori iranian Jafar Panahi nuk është parë në natën e parë të festivalit ndërkombëtarë të filmit në Berlin që filloi të enjten, ndërkaq në krah karrigia e tij ka qenë e thatë gjatë konferencës për shtyp, ndërkaq konferenca është konsideruar si një frikë që ju bëhet artistëve për punën e tyre.
Panahi është njeri prej shtatë anëtarëve të jurisë që do të përzgjedhin fituesit e 10 çmimeve që i ndanë ky festival që përfundon me 19 shkurt.
Por, në dhjetor ai është dënuar gjashtë vjet burg dhe i është ndaluar për të bërë filma apo të udhëtoj jashtë për 20 vite.
“Ne ende shpresojmë se ai do të jetë në gjendje të vijë”, tha presidentja e jurisë dhe aktorja, Isabella Rossellini. “Ne nuk jemi dorëzuar. Ai është prezent këtu edhe pse nuk është fizikisht me ne”.
Ftesa për Panahi, filmi i të cilit “Offside” ka fituar çmimin e Berlinalës me 2006 “ishte një përpjekje e fuqishme për lirinë e fjalës dhe të artistit”, ka shtuar ajo. “Është e rëndësishme që të ngrihet zëri për çdo lloji të filmit që bëhet”.
Panahi është akuzuar se ka bërë filma pa lejen e shtetit dhe ka nxitur protestat e opozitës pas zgjedhjeve të 2009-ës që shkaktoi krizë politike në Iran. Pesë filma të Panahit, përfshirë edhe “Offside” do të shfaqen në këtë ngjarje.
Edicioni i 62’të i festivalit të filmit në Berlin do të hapet me filmin e nominuar për Oskar “True Grit” dhe gjatë dhjetë ditëve do të shfaqen rreth 400 filma, kurse në të janë të akredituar shumica e medieve botërore dhe producentë të filmit.
Adaptimi i romanit të Charles Portis nga vëllezërit Coen që tani është dhënë premier në Amerikë nuk do të jetë në nominim për çmime, por është e sigurt se aktorët e Hollywoodit do të shkelin në tepih të kuq gjatë premierës së filmit në natën e parë në Evropë.
Fituesit e çmimit Oskar kanë thënë se nuk e kanë bërë versionin e vitit 1969 të këtij filmi me të cilin John Wayne kishte fituar çmimin Oskar për aktorin më të mirë, por ata kanë bërë filmin ashtu siç kanë dashur.
“Versioni i tjetër i filmit i bazuar në libër ishte për të treguar të vërtetë, një gjë që nuk është marrë në konsideratë nga ne”, ka thënë Ethan Coen për gazetarët.
Jeff Bridges, do të luaj rolin e personazhit me një sy Rooster Cogburn, ku është pyetur se pse “True Grit” është bërë kaq i famshëm në Box Office”.
“Ata janë mjeshtër të filmit”, ka thënë ai për Coenët. “Ata janë kinesatët më të mirë që kam pasur. Ata i bëjnë gjërat e lehta”.
Drama të bazuara në jetën e vërtetë
Si zakonisht në Berlin, shqetësimet e botës reale nuk janë paraqitur kurrë më shumë së tani.
Të premte pritet që të jepet premiera e filmit “Margin Call” që do të jetë një debutim regjisorial i regjisorit J.C. Chandor, një film dramë që flet për krizën financiare të vitit 2008, që është bërë si film, kurse në rolet kryesore paraqiten Kevin Spacey dhe Demi More që janë emra të mëdhenj që flasin për trilerin që ndodhi në Wall Street.
Po ashtu në fillim të festivalit do të kemi edhe dy filma që paraqesin jetën dhe përvojën e njerëzve që kanë vuajtur diktatura të ndryshme.