E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahen botuesit. Krijohet shoqate e re per librin

Sic ndodh rëndom në Shqipëri, së fundmi janë përçarë edhe botuesit. Një pjesë e tyre nuk do të përfaqësohen më nga Shoqata e Botuesëve Shqiptarë, por kanë themeluar një organizëm të ri, të cilën e kanë pakëzuar me emrin  “Shoqëria e librit shqip”.

Arsyet e ndarjes nga shoqata e krijuar vite më parë, shtatë botues i kanë bërë publike duke sqaruar se e kanë pasur të pamundur të përmirësojnë shumë faktorë që kanë dëmtuar sipas tyre librin shqip.

“Kanë bërë punë të mira, të padiskutueshme, por ne qoftë se një grup kolegësh nuk mblidhen rregullisht, nuk paguajnë kuotizacionet, nuk kanë mënyrën demokratike të vendimmarrjes, nuk kanë transparencë, atëherë shoqata nuk ekziston praktikisht. Për fat të keq në Shqipëri vërejmë që ndodh në mënyrë të përsërirut modeli i personit të zgjedhur që merr vulën në xhep” tha Ardian Klosi, krytar i Shoqatës së Librit Shqip.

“Shoqatat e botuesve nuk kanë patur atë përfaqësim që ne mendojmë jashtë, por dhe brenda. Jemi këtu për të bërë më të mirën për librin shqip” tha Arlinda Dudaj, sekretare e SHLSH.

“Libri është në një fazë që ka nevojë për një shikim më të gjerë, jo thjesht tregëtar. Njëkohësisht të vendosen raporte të drejta me shtetin” tha Piro Misha, anëtar i shoqatës.

Aktiviteti i parë i Shoqatës së re te librit dop të jetë panairi i librit në vlorë më 23 prill, dhe ajo do të ftojë edhe botues të tjerë t’i bashkohen.

Pakënaqësitë ndaj Shoqatës së botesve të drejtuar nga botuesi Petrit Ymeri, kanë nisur herët, por mardhëniet mes botuesëve u acaruan pas gjatë panairit të librit në Tiranë.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›