Ndahen çmimet e “Giffoni Shqipëria”
Në një atmosferë emocionuese u shpallën edhe filmat fitues për këtë edicion, të cilët janë votuar nga vetë fëmijët dhe të rinjtë pas seancave të projeksionit. Përfaqësues të sponsorëve që kanë mbështetur këtë edicion të “Giffoni Shqipëria” janë ngjitur në skenë për të anunçuar çmimet fituese, të cilët janë tërhequr me pas nga përfaqësues të jurisë ndërkombëtare për t’i kaluar autorëve të filmave.
Të rinjtë e kategorisë “Y Generation”, që përfshin moshën mbi 16 vjeç, kanë zgjedhur si filmin më të mirë të metrazhit të gjatë “Glowing Stars”, një prodhim suedez me regji të Lisa Siwe. Në këtë film regjisorja Siëe ka vënë theksin në marrëdhëniet e prindërve me fëmijët e tyre gjatë moshës së adoleshencës.
Siëe është ndalur në familjen e 14-vjeçares Xhena, e ëma e së cilës është e sëmurë me kancer. Është një histori tërësisht femërore, ku një nënë në fund të jetës dhe një gjyshe përpiqet të kuptojë gjeneratat e reja. Në fund, Xhena arrin të kuptojë se zgjidhja nuk është t’i fshihesh problemeve, por të përballesh me to për të gjetur një rrugëzgjidhje.
Përsa i përket filmave me metrazh të shkurtër, kjo kategori e të rinjve ka votuar për filmin “Astrid”, një prodhim italian me regji të Andrea Fasciani.
Për fëmijët e moshës mbi 12 vjeç, të përfshirë në kategorinë “Free to Fly”, filmi më i mirë me metrazh të gjatë ka qenë “Broken Hill”, një film australian me regji të Dagen Merrill. Ky realizim, i zgjedhur si filmi më i mirë edhe në edicionin e 39-të të “Giffoni Film Festival” në Itali, ka marrë dhe në Tiranë çmimin e jurisë ndërkombëtare, e përbërë nga 19 të rinj të ardhur nga Italia, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria.
Një çmim i veçantë, i cili prej dy vitesh mban emrin e regjisores së njohur shqiptare Xhanfise Keko, ka shkuar për kompozitorin Aleksandër Lalo për kontributin që ka dhënë ndër vite për muzikën e filmave shqiptarë.
Sipas presidentit të “Giffoni Shqipëria”, Namik Ajazi, ky është një vlerësim edhe për filmin shqiptar për fëmijë, i cili i mungon me realizimet këtij festivali. Pas emocionesh dhe suksesi, në mbrëmjen e djeshme nuk kishte si te mungonte muzika, ku te ftuar ishin këngëtaret e talentuar si, Kejsi Tola, Dorina Garuci dhe grupi muzikor nga Kosova Neë Born, që i dhanë ritëm mbrëmjes me këngët e tyre.
Përgatiti: Jonida Lala