E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahen cmimet Laureus. Skuadra e vitit kombetarja spanjolle

 Spanja ka fituar një tjetër titulli pasi kombëtarja e saj e cila u shpall kampione botes në vitin 2010 ka marrë cmimin skuadra e vitit nga Akademia Laureus për Sportin. Skuadra e drejtuar nga Vicente Del Bosque është nderuar me këtë trofe pas suksesit të verës së shkuar në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit botëror.
Gjithsesim spanjollët kanë festuar dyfish gjatë mbrëmjes gala të ndarjeve të cmimeve Laureus për Sportin, pasi sportisti i viti është shpallur tenisti Rafael Nadal. Numri një i botës në tenisin për meshkuj triumfoi sezonin e fundit duke fituar tre turne Grand Slam, “Rolan Garros”, Wimbledon dhe U.S. Open. 

Çmimi për sportisten e viti shkoi për skiatoren amerikane Lindsey Vonn, e cila fitoi medaljen e artë gjatë Lojrave Olimpike dimërore që u zhvilluan në Vankuver të Kanadasë. 

Akademia Laureus për Sportin ka nderuar me cmimin special të karrierës ish-futbollistin e Juventusit, Realit të Madridit dhe kombëtares franceze Zinedin Zidan. 

Në mbrëmjen gala të ndarjve të cmimeve Laureus për Sportin, e cila u zhvillua në Abu Dhabi kanë qenë të pranishëm personalitet e sportit Botëror, por dhe emra të njohur të Hollyëoodit si Morgan Freeman  dhe Kevin Spacey. 

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›