Pogradec nje i ri qellohet per vdekje. Arrestohet autori

Një 26-vjeçar ka humbur jetën në qytetin e Pogradecit si pasojë e goditjes me thikë nga një tjetër i ri pas një sherri banal. Sulo Oparaku nga fshati Selcë i Pogradecit ka qenë në bilardon e fshatit ku pas një grindjeje është goditur nga Mentor Xhyra. Viktima është dërguar urgjent në spital, por plaga e marrë ka qenë vdekjeprurëse. Autori i vrasjes 20- vjeçari Mentor Xhyra është ndaluar nga policia e Pogradecit dhe po merret në pyetje për të zbardhur motivet e ngajrjes.