E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi monumentet perparesi e 2011

Shqipëria e ka në listën e trashëgimisë 2 mijë monumente por vetëm një pjesë e vogël e tyre do tëmund të menaxhohet dhe mbrohet nga Ministria e Kulturës dhe strukturat e instituit të monumenteve. Në analizën vjetore të Monumenteve Ministri i Kulturës Ferdinand Xhaferaj deklaroi se këtë vit do të nis të zbatohet reforma, do të hartohet ligji i ri i trashëgimis dhe do të vazhdojnë investimet në Kalanë e Shkodrës, Elbasanit e Krujës.

"Me fondet e sotme të qeverisë dhe donacionet e huaja e kemi të pamundur të ndërhyjmë për të patur një rehabilitim apo prezantim më të mirë të këtyre dy mijë e ca monumenteve të kulturës. Por ne kemi menduar se gjërat më të rëndësishme në këtë vend, duke nisur që nga Butrinti, Gjirokastra, Berati, Apollonia, Antigonea, Finiqi, Durrësi të kenë vëmendjen e shtetit dhe buxhetin e shtetit dhe të krijohet ajo që quhet paketë shtetërore në termin që ne jemi të ndërgjegjshëm që kemi ndërhyrë", u shpreh Ferdinand Xhaferaj, Ministër i TKRS.

Xhaferaj u shpreh ashpër sa i takon nivelit të pastërtisë në qëndrat  historike, ndërsa premtoi se do të pastrohen për sezonin e ri akset bregdetare nga mbeturinat inerte.

"Për të ndërhyrë dhe për të garantuar pastrimin e akseve nacionale dhe të plazheve kryesore në vend kuptohet se sa e qartë dhe serioze është për ne cilësia që duhet të japim për sa i takon shërbimit dhe pastrimit në parqet e muzetë tona. Ne nuk do të tolerojmë mungesën e seriozitetit dhe përgjegjshmërisë për të shërbyer në ato nivele që kërkojnë objektivat e turizmit sot", vijoi ai.

Drejtori i monumenteve Apollon Bace bëri të ditur se Instituti ka hapur 800 padi për shkelje në monumentet e kulturës, por ato janë ende në proces hetimi dhe askush nuk ka marë dënimin e duhur.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›