E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahen me short numrat e partive ne fletet e votimit ne Kosove

Shorti PDK numer 49 LDK - 36 Vetevendosje - 40 Fryma e Re - 25... Nderkaq EULEX perfshihet ne dialogun Kosove-Serbi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ ka organizuar te shtunen terheqjen e shortit nga partite politike te cilat do te marrin pjese ne zgjedhjet parlamentare te 12 dhjetorit te ketij viti.

Shorti

PDK-ja do te kete numrin 49 LDK-ja 36 AAK-ja 43 AKR-PD-PSD dhe disa parti te tjera qe perbejne kete koalicion do te identifikohen me numrin 31 LDD-ja 27 Levizja Vetevendosje 40 Fryma e Re 25 etj. ka raportuar Telegrafi.

Valdete Daka kryetare e KQZ-se pas terheqjes se shortit ka thene se institucioni qe drejton perkunder kohes se shkurter eshte pergatitur per te organizuar zgjedhjet e 12 dhjetorit. Megjithekete ajo ka kerkuar edhe ndihmen e mekanizmave te tjere vendore e nderkombetare qe ta ndihmojne KQZ-ne ne menyre qe ky proces te shkoje normalisht.

Per zgjedhjet e jashtezakonshme te 12 dhjetorit nga KQZ-ja jane certifikimin e 29 subjekteve politike shtate u perkasin shqiptareve tete jane nga radhet e serbeve kater subjekte boshnjake 2 turke dhe 8 subjekte nga komunitetet e tjera.

Dialogu

Nderkaq misioni teknik i BE-se ne Kosove qe ka per qellim sundimin e ligjit do te merret edhe me nje ceshtje joteknike. EULEX-i do te marre pjese ne lehtesimin e dialogut mes Kosoves dhe Serbise qe pritet te nise se shpejti. Burime diplomatike i kane thene Kohes Ditore se vendimi eshte marre nga kabineti i baroneshes Ashton i cili po i pergatit te gjitha ceshtjet rreth dialogut.

Vendimi eshte vleresuar i papritur marre parasysh tendencen e deritanishme te zyrtareve te BE-se qe EULEX-i te merret vetem me misionin e vet teknik e qe eshte sundimi i ligjit dhe te lihet anash aranzhimeve politike sic eshte edhe dialogu mes Serbise dhe Kosoves.Burime te gazetes kane bere te ditur se brenda EULEX-it jane shfaqur edhe pakenaqesi rreth vendimit duke marre parasysh nevojen qe misioni te fokusohet vetem e vetem ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar te nisur muaj me pare nga ky mision.Zedhenesit e EULEX-it kane kerkuar qe shpjegimet te kerkohen nga Brukseli.Me vjen keq por Brukseli eshte duke u marre me te gjitha ceshtjet rreth dialogut edhe nese eshte apo jo i perfshire EULEX-i. EULEX-i eshte mision i BE-se nderkaq selia eshte ne Bruksel - ka thene per Kohen ditore zedhenesi i EULEX-it Nicholas Hawton.Mirepo as zedhenesit e baroneshes Ashton te premten nuk kane qene ne gjendje te flisnin rreth kesaj ceshtjeje duke e vleresuar ate si sensitive dhe duke kerkuar qe pergjigjja te kerkohet ne EULEX.I pari qe ka permendur EULEX-in si ndermjetesues te bisedimeve ka qene ministri i Jashtem serb Vuk Jeremic. Te plote kete shkrim mund ta lexoni ne Kohen ditore te se shtunes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›