E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngarkojne drogen ne autobus arrestohen ne mes te Tiranes

Dy persona kane menduar ti shpejtojne policise kur vendosen qe drogen e tyre ta ngarkonin ne autobus dhe vete te udhetonin me tjeter automjet. Por ndersa prisnin mallin narkotik te vinte nga Gjirokastra jane arrestuar ne mes te sheshit te kryeqytetit.Pergjate tere rruges inspektoret e antidroges se Gjirokastres i jane vene pas mallit me qellim faktimin dhe zbulimin e plote te rruges qe do te kryente. Sipas policise se Gjirokastres dy persona banore te ketij qyteti kishin zgjedhur nje menyre me te thjeshte per te transportuar hashashin nga Gjirokastra dy banore te ketij qyteti.Rreh 4 kilograme hashash i kane vendosur ne nje cante ne autobusin e linjes Gjirokaster-Tirane dhe ne kete menyre kane menduar ti shpetojne vemendjes se policise. Por pas koordinimit te informacioneve te policise se Tiranes me agjentet e policise se Gjirokastres u ushtrua nje kontroll ne afersi te Zogut te Zi.Si rezultat dy personat u arrestuan dhe droga u bllokua. Behet fjale per Alban Arben Kashau 20 vjec dhe Saimir Drini Kore 59 vjec te lindur dhe banues ne Gjirokaster. Ndalimi i tyre u be ne sheshin Rilindja ne kryeqytet nga Strukturat e Hetimit te Krimit te Policise se Kryeqytetit ne kuader te operacionit Udhetari. Specialistet e antidroges thane se hashashi ishte gati per tregun e perdoruesve ne Tirane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›