Ndahen mirenjohje per ushtaraket e KFOR-it
Kryetari i komunes se Mitrovices Avni Kastrati dhe drejtori i Drejtorise per Mbrojtjedhe Shpetim Behxhet Bala kane ndare te marten mirenjohje per Njesitin e Mbeshtetjes kombetare te KFOR-it francez ne veri ne shenje mirenjohje per bashkepunim me strukturat komunale.
Me kete rast Kastrati ka falenderuar ushtaraket e KFOR-it duke thene se ndihma e tyre nuk ka munguar ne asnje moment sa here eshte paraqitur nevoja.
Nderkaq drejtori per Mbrojtje dhe Shpetim Behxhet Bala sqaroi se ky njesit ka ndihmuar per aksionin qe eshte zhvilluar per prerjen e drunjve te larte qe kane rrezikuar cerdhen e femijeve ne Mitrovice.
Ai po ashtu ka thene se ky njesit eshte duke trajnuar edhe ekipin e zjarrfikesve qe jane pergjegjes per operim me auto-shkollen qe eshte siguruar per Brigaden e Zjarrfikesve ne Mitrovice.