Ndahen nesër çmimet e Letërsisë për 2008-ën

Tiranë, 30 janar, 11.40, NOA - Në sallën “Tefta Tashko Koço”, pranë ministrisë së Kulturës, organizohet ceremonia e dhënies së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2008.
Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare për agjencinë e Lajmeve, NOA.
Sipas të dhënave, çmimet që do të akordohen për veprat më të mira të vitit 2008 janë:
- “Çmimi Gjergj FISHTA”
Ky çmim, do t’i jepet atij autori që me esenë e tij ka ndikuar në në mënyrë të veçantë në mendimin kombëtar shqiptar.
-“Çmimi Faik KONICA”.
Ky çmim do t’i jepet atij autori që me anë të studimit ose kritikës, që përgjatë një viti me veprën e tij ka ofruar zbulime dhe interpretime bashkëkohore në fushën e kritikës letrare.
- “Çmimi Fan NOLI”.
Ky çmim do t’i jepet atij përkthyesi shqiptar dhe të huaj, i cili përgjatë një viti ka sjellë në nivele të larta në gjuhën shqipe, vepra të rëndësishme nga Letërsia botërore.
- “Çmimi Mitrush KUTELI”.
Ky çmim do t’i jepet atij autori, i cili me veprën e tij përgjatë një viti ka dhënë një ndihmesë të çmuar në përsosjen e prozës së shkurtër shqipe.
- “Çmimi Petro MARKO”.
Ky çmim do t’i jepet atij autori që me romanin e tij, ka pasuruar letërsinë shqipe dhe njëkohësisht ka dëshmuar se letërsia shqipe është pjesë integrale e Letërsisë evropiane.
-“ Çmimi “MIGJENI”.
Ky çmim do t’i jepet atij autori debutues, i cili me krijimtarinë e tij të botuar përgjatë një viti, ka mundur të përcjellë tek lexuesi shqiptar modele të reja dhe një nivel të spikatur letrar.
- “Çmimi Lasgush PORADECI”.
Ky çmim do t’i jepet atij autori që përgjatë një viti, me veprën e tij poetike ka përcjellë te lexuesi risi dhe vlera të reja në poezinë shqipe.
- Çmimi “Jusuf VRIONI”.
Ky çmim do t’i jepet atij përkthyesi i cili ka dhënë një ndihmesë të ndjeshme në njohjen dhe promovimin e letërsisë shqipe në gjuhët dhe kultura të huaja.
- Çmimi “At Donat KURTI”.