E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, në një javë, 52 arrestime

Mitrovicë, 30 janar, 11:18, NOA – 52 persona janë arrestuar nga Policia e Mitrovicës gjatë një jave. Lajmi bëhet i ditur nga burimet zyrtare të kësaj policie për agjencinë e Lajmeve NOA.

Akuzat kanë qenë nga më të ndryshmet, që nga “dhuna në familje”, “shkaktim të lëndimeve të lehta trupore’’, “mbajtje në pronësi të armës së paautorizuar’’,  “,prishje të rendit dhe qetësisë’’,  “dëmtim të pronës së luajtshme’’ etj.

Ndërkaq, sipas të dhënave 14 persona janë arrestuar për “vjedhje’’.

Të gjitha rastet të cilat kanë rezultuar me arrest, për veprat penale dhe kundërvajtjet e paraqitura më lartë, janë hetuar nga policia dhe iu janë referuar gjykatave kompetente për procedurë të mëtejshme.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›