Shkarkohet Blagojeviç, mbyll karrierën në administratë

Uashington, 30 janar, 10.02, NOA - Senati i shtetit Ilinois në Shtetet e Bashkuara ka shkarkuar me 59 vota pro dhe asnjë kundër largimin nga detyra të guvernatorit Rod Blagojeviç me akuzën e abuzimit të pushtetit.
Ai akuzohej konkretisht se u përpoq të shiste vendin bosh të presidentit aktual, Barak Obama në Senat, pasi ai fitoi zgjedhjet presidenciale.
Ndërkaq, vota e djeshme e ligjvënësve amerikanë parashikon edhe që Blagojeviç të mos jetë më pjesë e administratës publike.
Në këtë mënyrë, ai ka mbyllur njëherë e mirë karrierën e tij politike në këtë vend.
Presidenti Obama bëri një deklaratë lidhur me këtë, duke thënë se largimi i Blagojeviçit i jep fund “një ngjarje e dhimbshme për shtetin e Ilinoisit”.
Blagojeviç ishte survejuar nga FBI-ja e cila kishte prova kundër tij.
Ai kishte dy vjet në postin e guvernatorit të Ilinoisit.
n.e/NOA