Ndahet nga gruaja, për një femër seksi

Aktori, Russell Crowe ka kaluar disa javë të vështira pasi bëri publike ndarjen nga gruaja e tij, Danielle Spencer, me të cilën kaloi gjashtë vite martesë.
Por, aktori si duket po e zbut zemrën e tij duke gjetur prehje tek bukuroshja, Dita Von Teese. Ai dhe modelja kanë shkëmbyer mesazhe intime madje thuhet edhe të kenë kaluar një natë së bashku gjatë dhjetorit.
Nuk është vetëm Dita ajo me të cilën aktori besohet të ketë flirtuar madje, edhe gjatë kohës sa ka qenë i martuar. Mediet e huaja,vazhdimisht kanë raportuar për lidhje të tij me disa femra por, ai është munduar ti mohojë.
Ndërkaq, sipas disa raporteve të fundit, Russell do ti paguaje ish gruas, një shumë prej 20 milionë dollarë, përcjellë divorcin që sapo e kanë finalizuar./Indeksonline/