Njofton të dashurin me ish dashurinë e saj

Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez pati një moment të papritur në ndejën e organizuar pas ceremonisë së Globit të Artë. Ajo bashkë me të dashurin e saj Casper Smart rastisën në ish të dashurin e saj, reperin P.Diddy. Duke parë se nuk kishte nga të ikte, ajo vendosi t’i njoftonte dy meshkujt me njëri tjetrin.
Sipas medieve amerikane, 43 vjeçarja ishte e para që iu afrua për ta përshëndetur Diddy-n duke i thënë, “Përshendetje i dashur” dhe i dhuroi një puthje të madhe para se ta prezantonte atë me Casper.
Tashmë edhe Diddy, 43 vjeç është në lidhje të lumtur me këngëtaren Cassie, dhe u dukë shumë i këndshëm dhe i interesuar derisa takohej me Casper. Ai u fotografua derisa i shtrëngoi dorën 25 vjeçarit.
Kjo dëshmoi se J.Lo dhe Diddy janë të rritur mjaftueshëm për ta kuptuar se që të dy kanë bërë përpara me jetën e tyre, karrierën dhe lidhjet dashurore dhe se nuk kanë aspak inatë për njëri tjetrin. Jennifer dhe Diddy nisën lidhjen e tyre bashkë në vitin 1999 por lidhja e tyre u zbulua u shemb dy vite më vonë pasi që të dy u arrestuan pas një sherri në një klub nate në New York. /Indeksonline/