SHBA me masa të reja ndaj Sirisë, sanksione tre zyrtarëve qeveritarë

Departamenti amerikan i thesarit ka zbatuar sanksione kundër tre zyrtarëve të qeverisë së Sirisë, për rolin e tyre në nxitjen e dhunës kundër shtetasve të këtij vendi, gjatë protestave anti-qeveri, që po zgjasin tash e një vit.
Në kuadër të këtyre masave, shtetasve amerikanë u ndalohet biznesi me Ministrin e Mbrojtjes së Sirisë, Davud Rajiha, me zëvendës shefin e Shtamadhorisë së Ushtrisë, Munir Adanov, dhe me shefin e sigurisë së presidentit, Zuhajr Shalish.
Të gjitha pasuritë eventuale të tyre në Shtetet e Bashkuara janë bllokuar.
Departamenti amerikan i thesarit ka njoftuar se kjo lëvizje dërgon “mesazh të fuqishëm te forcat e armatosura të Sirisë dhe te të gjithë zyrtarët e Sirisë se komuniteti ndërkombëtar ka njohuri për brutalitetin e regjimit”.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se më se 9 mijë njerëz janë vrarë gjatë goditjes së focave të sigurisë së Sirisë kundër opozitës gjatë një viti.