Ndahet nga jeta Alqi Kareco

Është ndarë nga jetë në moshën 79-vjeçare një nga muzikantët më të njohur të muzikës shqiptare Alqi Kareco. Përgjatë 40 viteve të karrierës artistike ai ka dirigjuar dhe orkestruar më shumë se 5000 këngë të muzikës së lehtë shqiptare pjesëmarrëse në festivalet e këngës në RTSH. Muzikanti Kareco, ka bashkëpunumar më të gjithë këngëtarët më të mëdhenj të skenës shqiptare si Luan zhegu, Irma dhe Eranda Libohova, Ema Qazimi, Liljana Kondakçi, etj. Kompozitori Aleksandër Lalo, e cilësoi si një nga themeluesit më të mëdhenj të muzikës shqiptare.
Kareco është edhe një nga themeluesit e estaradës së Varjetesë së Tiranës. Skënder Sallaku një nga bashkëpunëtorët më të hershëm të Karecos në estradë u shpreh se ka ai ka dhënë një kontribut të çmuar në muzikë shqiptare.
Për nder të muzikantit Alqi Kareco, në teatrin Metropol u zhvilluan homazhe ku ishin të pranishëm shumë artiste, miq dhe të afërm të tij.