E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje, plagoset me thikë 43-vjeçari, në kërkim autori

Një 43-vjeçar është plagosur me thikë mesditën e sotme në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur në Çermë të Lushnjes ku 43-vjeçari Fadil Berati është qëlluar me thikë, ndërsa si autor i ngjarjes dyshohet të jetë shtetasi Kastriot Qerimi.
Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Lushnjes dhe sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe sipas hetimeve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Ndërkohë policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›