E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librat e rinj, ja çfarë mund të lexoni për pushime

Libri i parë që hap serinë e librave të rinj për këtë javë është ai i shkruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama, "Ëndrra nga im atë". Tregimi i tij nis në Nju Jork ku Barak Obama mëson se i ati i tij, një figurë që për të kishte qenë më shumë se mit se njeri, ka vdekur në një aksident rrugor. Kjo humbje e papritur frymëzon tek autori një odise emocionale, që fillon të marrë trajtë në një qytet të vogël në Kansas, prej ku nisi emigrimi i familjes së nënës së tij për në Havai, pastaj vazhdon në Kenia, ku ai takon gjysmën afrikane të familjes së tij, përballet më të vërtetë e hidhur të jetë së të atit dhe më në fund vendos paqe në trashëgiminë e vete të ndarë.
Shkrimtarja Marian Keyes, sjell për lexuesin e saj librin "Shpresa dhe gënjeshtra". Ana Uollsi pëson një aksident të rëndë automobilistik dhe një mëngjes gdhihet në divanin e sallonit të shtëpisë së prindërve në Dublin. Ç`u bë puna e saj si asistente e marrëdhënieve me publikun në New York? Ku është burri i saj i dashur Aidani të cilit ajo i dërgon e-maile që mbeten pa përgjigje? Marian Keyes është autorja e shtatë romaneve best-seller, që kanë pasur një sukses të jashtëzankonshëm në marrë në botë.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›