Presidenti Topi ngushellon familjaret e pianistit Alqi Kareco

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi të bërë publik ngushëlloi familjarët e pianistit dhe orkestrantit të talentuar, njëkohësisht edhe themelues i “Teatrit të Varietesë”, Alqi Kareco:
“Të nderuar familjarë të të ndjerit Alqi,
Në këto çaste të dhimbshme e të rënda, dëshiroj t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta të bashkëshortit dhe babait tuaj të dashur, pianistit dhe orkestrantit autodidakt, Alqi Kareco!
“Artisti i Merituar” dhe mjeshtri virtuoz i pianos dhe i orkestrimit ka lënë gjurmë të paharrueshme në muzikën e lehtë shqiptare të gjashtë dekadave të fundit. Me kontributin e tij në themelimin e “Teatrit të Varietesë”, në Festivalet Kombëtare të Radio-Televizionit Shqiptar, me rreth 5000 mijë orkestrimet si dhe me ndikimin e pamohueshëm në përgatitjen dhe përsosjen artistike të dhjetëra e dhjetëra këngëtarëve të talentuar, Alqi do të mbetet përgjithmonë i gdhendur në kujtesën e muzikantëve dhe artdashësve shqiptarë për talentin e përkushtimin e tij të rrallë artistik si dhe për vlerat e tij të rralla njerëzore e qytetare.
Më lejoni që nëpërmjet këtij mesazhi t’ju gjendem pranë shpirtërisht për të ndarë me ju këto momente të vështira! Ngushëllimet më të ndiera!”