‘Klecka’ dëshmitë e dëshmitarit X shpallen të pavlefshme
PRISHTINË- Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka vendosur sot të shpallë të papranueshme të gjitha deklaratat dhe ditarët e dëshmitarit Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari “X”, mbi të cilën është ngritur dhe padia ndaj dhjetë ish-lufëtarëve të UÇK-së, mes të cilëve ish ministri Fatmir Limaj në procesin e njohur si rasti Kleçka.
Trupi gjykues ka urdhëruar lirmin e të pandehurve nga paraburgimi. Trupi gjykues për dy javë ka analizuar argumentet e prokurorit Salustro për të pranuar këto dëshmi dhe ato të mbrojtjes për ti hedhur poshtë. Avokatët mbrojtes argumentuan se dëshmitë dhe provat e tij nuk mund të quheshin të vlefshme, pasi janë marrë në kohën kur Zogaj ishte i dyshuar e jo në cilësinë e dëshmitarit bashkëpunues. Hedhja poshtë e këtyre dëshmive rrezikon dështimin e procesit Klecka, ende pa nisur mirë.
Ish ministri Fatmir Limaj dhe shokët e tij të luftës po përballen me një gjykim dhe akuza për krime lufte që akuzohen se i kanë kryer në fshatin Kleçkë 13 vjet më parë.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)