E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta Presidenti i Ganës, John Atta Mills

Zëvendës/Presidenti i Ganës bëri sot betimin si president i vendit, disa orë pasi zyrtarët njoftuan vdekjen e papritur të Presidentit John Atta Mills.

John Dramani Mahama mori përsipër detyrën e lënë nga Mills, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 68-vjeçare në një spital ushtarak në kryeqytetin e vendit, Akra.

Zyra e presidentit tha se zoti Mills humbi jetën nga një "vdekje e papritur dhe e parakohshme," disa orë pasi u ndje keq. Natyra e sëmundjes së tij nuk është bërë e ditur.

Presidenti amerikan Barak Obama dërgoi ngushëllime për zotin Mills, duke vlerësuar përpjekjet e tij për të përmirësuar të drejtat e njeriut dhe jetën e popullit të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›