E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një nga të plagosurit e masakrës në Kolorado bëhet baba

Një nga të plagosurit e masakrës së javës së kaluar në Kolorado të Shteteve të Bashkuara është bërë baba.

Bashkëshortja e Kejllib Medlli, gjendja shëndetësore e të cilit mbetet kritike, lindi një djalë.

Zyrtarët e Spitalit Universitar në Kolorado thanë se nëna dhe foshnja janë në gjendje “shumë të mirë”.

Djali lindi në të njëjtin spital, ku Medlli vazhdon të jetë në gjendje kome pasi u qëllua me plumb në kokë të premten e kaluar.

Gjykimi i vrarësit të dyshuar në të ashtuqajturën “masakrën e Batmanit”, Xhejms Houms, pritet të vazhdojë të hënën.

Gjatë incidentit në një kinema në Aurora të Kolorados u vranë 12 persona, ndërsa u plagosën 58 të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›