E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorit të BE-së iu mohua viza, donte të takonte Timoshenkon

Ambasadorit të BE-së në Ukrainë, Jose Manuel Pinto Teixeira, i është mohuar sërish mundësia për të vizituar lideren e opozitës ukrainase, Yulia Tymoshenko.

Aktualisht Tymoshenko ndodhet në spitalin e Kharkivit, në gjendje burgimi, ku po merr mjekime për një dëmtim në legen.

Drejtoria e burgjeve e ka justifikuar vendimin e saj duke deklaruar se Tymoshenko e ka tejkaluar numrin e lejuar të vizitave.

Edhe deputetit Oleksandr Turcinov, krahu i djathtë i protagonistes së Revolucionit Portokalli, i është ndaluar hyrja në spital.

Yulia Tymoshenko po vuan dënimin me burg nën akuzën e abuzimit me anë të detyrës gjatë kohës që ka qenë kryeministre e Ukrainës.

Ajo u shpall fajtore për keqpërdorim të pozitës në nënshkrimin e një marrëveshje me një kompani ruse të naftës, “Naftogas”, e cila sipas gjykatës i ka shkaktuar dëme ekonomike vendit.

Nga ana e saj, Tymoshenko e ka cilësuar proçesin gjyqësor ndaj saj si të motivuar politikisht nga presidenti Viktor Yanukovich.

Ish-kryeministrja është mbështetur vazhdimisht nga Perëndimi, i cili i ka bërë presione të vazhdueshme Kievit zyrtar, i cili nuk i ka përfillur ato.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›