E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA i kërkon Kinës transparencë

Këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan, Barak Obama, është takuar në Pekin me një zyrtar të lartë të ushtrisë kineze.

Takimi ndërmjet Tomas Donillës dhe gjeneralit Xu Cajhu, zëvendës-udhëheqësin e Komisionit Qëndror të Ushtrisë Kineze, erdhi një ditë pas bisedimeve që Donilla zhvilloi me presidentin kinez, Hu Xhintao.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar ushtrisë kineze më shumë transparencë për këtë çështje.

Donilla parashikohet ta përfundojë vizitën e tij në Kinë me një takim që do ta mbajë, gjatë ditës, me zëvendëskryeministrin e vendit, Vang Kishan dhe zëvendëspresidentin, Xhi Xhinping.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›