E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta Spiro Konduri, mjeshtri i regjistrimit të zërit

Ish kolegu ynë kryeinxhinier i Radio Tiranës Spiro Konduri, është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare. 

Ai lindi në Durrës më 20 qershor 1941 ku dhe kreu shkollën e mesme. Në vitin 1964  mbaroi studimet e larta në Universitetin e Tiranës si inxhinier elektronik.

Konduri, njohës i thellë fizikës akustike, konsiderohet një nga pionerët e Radio Tiranës ku kontriboi për vite me radhë, në modernizimin e saj veçmas në sektorin e regjistrimit. Për disa vite Spiro Konduri ishte kryeinxhinieri i saj, ku ka lënë gjurmë të pashlyeshme. 

Një kontribut të madh ai ka dhënë  në Kinostudion “Shqipëria e re” si operator zëri në filmat dokumentarë. 

Filmi i tij  i parë është “Arbëreshët” i cili është nderuar për kolonën zanore. Ndërsa filmi i tij i fundit ishte dokumentari “Bora që bie në det”.

Kolegët e tij e kujtojnë Spiro Kondurin për përkushtimin e tij në punë dhe miqësinë e sinqertë që ai ofronte.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›