E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta aktori Agim Qirjaqi

Ka nderuar jete ne moshen 59 vjecare aktori I skenes dhe ekranit, Agim Qirjaqi, i cili vuante prej kohesh nga nje semundje e rende. I lindur ne Kolonjë në vitin 1950, karrirën si aktor e filloi në Teatrin Kombëtar, pas mbarimit të studimeve në Akademinë e Arteve në Tiranë. Shumë shpejt u be i njohur nëpërmjet filmave “Rrugë të bardha”, “Lulekuqet mbi mure”, etj.

Më pas punoi si regjisor në TVSH, ku realizoi si regjisor e aktor shumë telefilma, mes të cilëve edhe filmin artistik “Dorina”. Gjatë kësaj kohe vazhdon të punojë intensivisht në filma, duke qenë i preferuar nga shumica e regjisorëve tanë, por edhe ne shfaqjet kryesore te Teatrit Kombetar.

Gjithashtu Qirjaqi japte mësim, mjeshtrinë e aktorit, në Akademinë e Artev. Në sezonin 2002-2003 Agim Qirjaqi ka qenë drejtor i Teatrit Kombëtar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›