Erioni qan për Bertinën, Seldi dhe Domenika debatojnë
Orët pas spektaklit të së shtunës u kanë shërbyer banorëve për të diskutuar një sërë ngjarjesh mes tyre. Erioni ka qenë shumë i mërzitur për largimin e Bertinës dhe shprehet se ndonëse lidhja e tyre nuk funksiononte, ai nuk ka qëndruar me të për lojë. Të nominuarit e kësaj jave janë Manal, Edi, Olta dhe Jetmiri.
Erioni, i mërzitur me BertinënErioni mërzitet pas largimit të Bertinës, por pasi përfundon spektakli, ai nuk e përmban dot më veten dhe fillon të qajë. Duke biseduar me Klodin dhe Hakiun, të cilët përpiqen që ta qetësojnë, ai u tregon djemve se Bertina një ditë më parë i kishte thënë se nëse dilte prej lojës, do dilte për fajin e tij. Si Klodi edhe Hakiu e ngushëllojnë e i thonë se tani i mbetet veç që të tregojë respektin ndaj saj dhe shprehen gjithashtu se ndjenjat e tyre mund të vazhdojnë edhe jashtë e ndaj duhet t’i mendojë pozitivisht gjërat. Erioni shkon në dhomën e gjumit si për t’u qetësuar, por edhe atje vazhdon të qajë. Miri i shkon nga pas për ta qetësuar dhe i thotë se të shtunën tjetër gjatë spektaklit, ai do ia dëgjojë zërin e do e kuptojë se edhe ajo do jetë mirë. Erioni i tregon se përpara se të fillonte spektakli, Bertina i kishte thënë se ai e kishte përdorur për lojë. Miri mundohet ta kalojë këtë situatë, duke justifikuar fjalët e Bertinës që, sipas tij, i ka thënë e nisur nga ndonjë gjest i Oltës, për të cilat ajo shpesh prekej. Ai shton se ata shpesh ziheshin, por në fund ishin gjithnjë bashkë. Erioni i mërzitur shprehet se e dinin mirë të dy që lidhja nuk funksiononte, por ai nuk ka pasur asnjëherë ndonjë qëllim të keq ndaj saj apo ndonjë tjetri. Ai tregon se fjalët e saj e kanë vrarë shumë. Miri largohet dhe pranë Erionit vjen Hakiu, i cili vazhdon t’i thotë se ndjenjat janë edhe jashtë, por Erioni ia kthen se nuk qan për këtë, por për faktin që Bertina nuk e kuptoi asnjëherë. Ai tregon se ajo çdo gjë e merrte me dyshim dhe sipas tij, ajo nuk ka pasur simpatinë e publikut dhe këtë e thotë i nisur nga duartrokitjet e publikut, në momentin kur u tha emri i saj për të dalë.
Domenika dhe Seldi debatojnëDomenika dhe Seldi debatojnë, ndërsa bisedojnë për raportin mes tyre. Të dy mërziten dhe akuzojnë njëri-tjetrin se nuk kuptohen dhe ndërsa tonet e diskutimit rriten, Domi largohet. Seldi i kërkon që të vazhdojnë diskutimin, por ndërsa vazhdojnë zënkat, ai e ofendon Domenikën. Ajo mërzitet dhe të dy largohen në drejtime të ndryshme. Ata bashkohen sërish në dhomën e gjumit, ku janë edhe banorët e tjerë dhe ai i kërkon Oltës që të dalin e ndërsa del, nëpër dhëmbë shprehet keq për Domenikën dhe se raportin mes tyre do ta shohin që këtej e tutje se si do ndryshojë. Ai sërish ofendon dhe Domenika ia kthen se këtë gjë duhej ta kishte thënë ajo më parë. Të tjerët i kërkojnë Seldit që të qetësohet, pasi po flet më shumë seç duhet për shkak të verës që ka pirë. Domenika i kërkon Seldit që të mënjanohen nga të tjerët e të diskutojnë këtë çështje. Ata shkojnë në tualet dhe aty Domi e pyet se pse po sillet kështu, kaq gabim dhe i thotë se sa herë ai pi, bën këtë sjellje me të. Seldi fillon të flasë dhe i thotë me ironi se asaj iu desh preteksti i biçikletës, i provës, që të ndajë cigaret me Mirin. Domi ia kthen se me të gjithë e ka bërë këtë veprim, sikurse dhe ai, por Seldi insiston se këtë veprim nuk e ka bërë me dikë që e ka mohuar. Domenika shprehet se edhe ai i ka bërë këto veprime me personat që i ka nominuar apo është zënë dhe ajo nuk i ka thënë gjë ndonjëherë. Ajo tregon se ka qenë ai, Seldi, që nuk i ka ndenjur afër gjatë kryerjes së provës me Mirin, ashtu siç i ka ndenjur ajo më parë atij. Seldi ia kthen se ajo duhet ta harrojë që ai t’i rrijë më afër asaj. Seldi kërkon të largohet, por ajo i thotë se nuk ka mbaruar së sqaruari me të. Seldi i thotë se nuk do që të sqarohet me të, sepse ato që donte të dinte, tani i di. Ndërsa Seldi thotë këto fjalë, vjen Olta dhe me ton urdhërues i thotë të flasë me Domenikën, mundësisht brenda në tualet, ku të mos i dëgjojë më njeri. Të dy futen në tualet, ku Domenika fillon të qajë.
Komente për klipin e EditMiri dhe Edi flasin në kopsht për klipin që u transmetua për Edin në lidhje me marrjen e disa sendeve jo personale. Miri i thotë se edhe më parë e kishte këshilluar që të sqarohej me banorët kur dëgjonte ndonjë pakënaqësi nga ata, sepse ja ku i erdhi rasti dhe shumë gjëra që duhej të thoshte nuk i tha. Më pas ata futen brenda e kjo bisedë hapet sërish mes banorëve të tjerë. Edi tregon se asnjëherë nuk u ka marrë cigare të tjerëve, përveç cigareve të veta, madje kur të dalin, do zbulojnë se të tjerë kanë marrë cigare. Klodi e kalon bisedën me të qeshur, duke thënë se Edi doli në nominim për pak piper. Edi shprehet se të gjithë mbajnë ushqime të fshehura nëpër valixhet e tyre dhe jep shembullin konkret që kishte ndodhur pak më parë me një nga banorët. Klodi i kthehet bisedës që Edi kishte marrë disa artikuj nga dyqani i improvizuar në dhomën e tyre gjatë spektaklit të kaluar, ndërsa Edi shprehet se këtë gjë ata e kanë bërë përherë kur kanë pasur surpriza. Miri dhe Hakiu që janë në kuzhinë duke gatuar, bisedojnë për këtë temë. Miri tregon se e di mirë që Edi i ka marrë disa cigare, por asnjëherë nuk ka dashur ta bëjë të madhe këtë histori. Edhe Hakiu e pohon këtë gjë duke thënë se e di se çfarë ka ndodhur. Miri shprehet se po i vjen keq për Edin, ndërsa Kika mendon se nëse ai është i qetë që s’ka bërë asgjë, nuk ka pse të ndihet keq.
Klodi heq dedikimin për AdënKlodi diskuton me Oltën për Domenikën dhe Adën. Për Domenikën, ai shprehet se ka disa gjëra për të sqaruar me të, pasi i ka mbetur në mendje fjala që ajo përdori “viktimizimi” në momentin e klipit me motrat e saj. Klodi pretendon se ajo e ka thënë si me tallje për të, por Olta e sqaron se ai nuk kishte fare të bënte në atë pjesë, por se Domi e tha atë fjalë për familjen e saj. Në lidhje me Adën, Klodi nuk e kupton se përse ajo është sjellë në atë mënyrë me të dhe dyshon se ajo mund të ketë parë ndonjë klip që e ka bërë të sillet kështu. Më pas ai ngrihet dhe heq dedikimin kushtuar Adës, të cilën e kishte varur në mur. Olta e këshillon që të mos nxitohet, se kur të dalin mund të sqarohen, por Klodi shprehet se ishte Ada që mori e para një vendim të tillë, ndërsa ai vetë e ka koshiencën në rregull.
Erioni qan për BertinënBanorët shtrihen për të fjetur dhe Erioni nis sërish të mërzitet për largimin e Bertinës. Olta e fton që të shkojë të flejë afër saj, por ai nuk pranon. Ai fillon të qajë sërish dhe shprehet se nuk mund të flejë në atë krevat ku më parë ka fjetur me Bertinën, ndërsa Kika përpiqet që ta qetësojë dhe i thotë se këto ndjenja janë të pritshme, pasi ata kanë pasur një lidhje mes tyre. Hakiu shprehet se edhe ai u ndje keq kur u largua Valoni dhe normalisht Erioni duhet të ndihet edhe më keq. Ai mendon se tani që janë larg, Erioni dhe Bertina do ia kuptojnë më mirë rëndësinë njëri-tjetrit. Të dy fillojnë të flasin për gabimet që mund të ketë bërë Bertina që e çuan drejt largimit dhe Erioni shprehet se ajo nuk e pranonte që kishte gabime dhe shpesh gjente justifikime pa lidhje kur gabonte. Edhe Kika mendon se ajo kishte disa gabime në lidhje me banorët e tjerë e shpesh tregonte që ishte posesive. Erioni vazhdon të rrijë i mërzitur e ndërkohë shprehet se pavarësisht lidhjes së tyre që nuk funksiononte, ai e kishte atë një shoqe të mirë, një njeri të afërt, dikë me kë të fliste, kë të përqafonte. Ai kërkon vetëm që ajo të kuptojë të kundërtën e atyre fjalëve që i tha para se të dilte.
Mungesa e babait për DomenikënDisa nga banorët janë zgjuar, edhe pse ora po i afron drekës. Ndërsa qëndrojnë jashtë në kopsht, Tatiana e pyet Domenikën në lidhje me historinë për të atin dhe motrat e saj, pasi nuk është në brendësi. Domenika i rrëfen se ato janë motrat nga ana e të atit, por që as ajo nuk di më shumë. Domenika flet me bezdi për këtë temë dhe shprehet se ishin gjëra të sforcuara, të bëra sa për të thënë. Ndërsa rri e menduar, ajo shprehet se kjo histori e çorientoi fare, ndërsa për motrat thotë se janë krijesa të cilat nuk kanë faj për raportin e munguar mes saj e të atit. Tatiana e pyet nëse do donte t’i takonte ato, por Domi përgjigjet se situata në të cilën ndodhet është shumë e komplikuar. Ajo shprehet se është veç iluzion të thuash se janë të një gjaku, kur ajo nuk e ndien këtë gjë. Sipas saj, baba nuk mund të quhet ai që të lind e të braktis, por ai që të rrit e që mendon për fëmijën e vet. Domi tregon se ai, pasi i braktisi atë dhe Valentinën, nënën e saj, krijoi një tjetër familje dhe se vajzave të tija, nuk i ka munguar asgjë siç i ka munguar asaj. Ajo shprehet se falë përkujdesjes së nënës së saj, nuk i ka munguar thuajse asgjë, ndërsa për të atin nuk ndien asgjë, pavarësisht se si është shprehur ai. Asaj i duket e padrejtë nga ana e tij që ndërmerr këtë hap, ndërsa për motrat, ajo mendon se janë veç të shtyra prej tij, pasi ato nuk ndiejnë asgjë realisht dhe Domi nuk i vë aspak faj atyre, por vetëm atij.
Largimi i Bertinës nga lojaTatiana dhe Domenika diskutojnë edhe për daljen e Bertinës. Tatiana e pyet nëse iu bë qejfi që doli ajo apo donte që të dilte dikush tjetër. Domenika përgjigjet se pavarësisht faktit që nuk kishin relata të mira, i erdhi keq kur doli Bertina, pasi janë mësuar që të rrinë të gjithë bashkë, madje kushdo që del, i vjen keq. Tatiana habitet duke thënë se nëse kalon dy muaj me dikë që nuk flet e nuk shoqërohesh, i duket habi që të të vijë keq. Domi shprehet se i vjen keq edhe për Erionin dhe të dyja vajzat komentojnë gjendjen e tij shpirtërore. Domi tregon se ata kishin dy ditë që ishin ndarë, por Tatiana shprehet se sipas saj, ata nuk kanë qenë ndonjëherë bashkë. Daljen e Bertinës e komenton edhe Seldi me Hakiun. Seldi shprehet se pritej që ajo të dilte pasi nuk kishte kontakte me të gjithë banorët, sidomos me vajzat. Hakiu tregon se kishte dy javë që e këshillonte Bertinën që të aktivizohej, por ajo e keqkuptoi deri në atë pikë sa i tha Kikës se nuk po e njihte më.
#