E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta, aktorja Mexhide Pici

Është ndarë papritur nga jeta, në moshën 71 vjeçare, ish-aktorja e Estradës së Shtetit, Mexhide Pici. Pupi, kështu si e thërritin miqtë e saj, u lind në 1941 në Tiranë. Pici gjithë jetën ia kushtoi punës si aktore dhe familjes.

Për punën e saj është nderuar me urdhërin "Naim Frashëri". Stafi i “Ora News” u shpreh ngushëllime familjes, Bepinit, bashkëshortit të saj dhe dy djemve, Ardianit dhe Dejvit. Ndërkaq ceremonia e varrimit të Mexhide Picit bëhet më datë 15, ora 17:00.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›