Aksident i dyfishtë në Tiranë, 3 të plagosur

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një shtetas teksa përpiqej të kalonte trafik ndarësen e autostradës është përplasur nga një makinë.
I plagosuri është shtetasi Serit Çota, 72 vjeç, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit të Durrësit për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Me një diferencë të ngushtë kohore një tjetër aksident është shënuar në kryeqytet, pranë "Vasil Shantos", ku si pasojë e përplasjes së një motori me një makinë kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona.
Të plagosurit janë një burrë dhe një grua, të cilët udhëtonin me motor. Të dy personat janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, nga ku mësohet se gruaja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.