Kapercimi i krizes, rrit cmimet e lendeve te para
Kostot ne sektorin prodhues kane nisur te rriten, per shkak se rruga drejt kalimit te krizes po con ne rritjen e cmimeve per disa lende te para baze ne sektorin e prodhimit, edhe ne vendin tone. Instituti i Statistikes (INSTAT) publikoi dje treguesit e kostove ne sektorin e prodhimit per tremujorin e trete duke deshmuar per nje rritje ne 0.7% ne krahasim me tremujorin e dyte dhe me nje renie 0.01 per qind, ne krahasim me te njejten periudhe te nje viti me pare. Sipas INSTAT, industria nxjerrese shenoi nje ulje prej 0.6 per qind. Ketu mund te permendim uljen e cmimeve te produkteve ne aktivitetet "Nxjerrja e produkteve energjetike" me 0.1 per qind dhe "Nxjerrja e produkteve joenergjitike" me 0.9 per qind. Por nga ana tjeter, cmimet e prodhimit u rriten ne degen "Industri Perpunuese", ne te cilen u vu re nje rritje me 1.0 per qind. Brenda saj mund te permendim rritjen e cmimeve te prodhimit te produkteve ne aktivitetet si; "Industria ushqimore" me 1.4 per qind, "Prodhimi i drurit dhe artikujve me dru pervec mobilieve" me 1.5 per qind, "Metalurgjia dhe perpunimi i metaleve" me 2.4 per qind. Ndersa cmimet e prodhimit ne aktivitetet e tjera si; "Industria tekstile", "Industria e letres, kartonit, botime", "Fabrikimi i mobilieve, sherbime te tjera" kane shenuar ulje perkatesisht me 3.3 per qind, 0.4 per qind dhe 0.6 per qind. Indeksi i cmimeve te prodhimit per produktet vendase arriti 108.4 per qind duke shenuar nje rritje prej 0.5 per qind krahasuar me tremujorin e dyte 2009. Ketu mund te permendim rritjen e cmimeve ne degen "Industria perpunuese" prej 0.8 per qind. Indeksi i cmimeve te eksportit (viti 2005 = 100) arriti 113.1 per qind duke shenuar nje rritje prej 1.4 per qind, krahasuar me tremujorin e meparshem. Ketu mund te permendim rritjen e cmimeve te produkteve ne aktivitetet si; " Prodhimi i drurit dhe artikujve me dru pervec mobilieve" me 2.3 per qind, "Perpunimi i lekures, galanteria, fabrikimi i artikujve te udhetimit, fabrikimi i kepuceve" me 4.1 per qind.