E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta lideri i Boney M

  “Daddy Cool” Bobby Farrell, këngëtari i grupit të njohur të viteve ‘70 ka ndërruar jetë në moshën 61- vjecare. Koncertin e fundit Farell e mbajti një natë më parë në Shën Peterburg në një festë private mes emrave të njohur dhe nostaligjikëve të disko-musik të viteve ‘70.

Lideri i grupit Boney M  u gjet pa jetë në dhomën e tij të hotelit. Hetimet kanë filluar ndonëse policia ka përjashtuar hipotezën e vrasjes. Njerëz që i qëndronin pranë bënë të ditur se ditët e fundit Farell ishte shfaqur i lodhur i dobët e me probleme në frymëmarrje.

Boney M u kthye në një mit të disko-musik në vitet 70 Këngë të tilla si Daddy Cool, Ma Baker, Rasputin, ended he  sot konsiderohen hite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›