E Diel, 1 Nëntor 2026

Librazh burri mbyt gruan. E ema pjestare ne krim

Zemrie Belba është viktima e fundit e xhelozisë së bashkëshortit në fshatin Skrok të komunës Qukës të Librazhdit. 32 vjecari Alfred Belba ishte kthyer nga Greqia për të festuar Vitin e Ri me familjen por në bashkëpunim me nënën e tij Hatixhen ka mbytur në krevatin bashëkshortor gruan e tij 31 vjecare. Nënë e bir e servirën vdekjen si natyrale, por hetimet e policisë brenda 24 orëve cuan në pranga vrasësit e 31 vjecares. Policia ka vënë në pranga Alfred Belbën 32 vjec dhe nënën e tij Hatixhen 67 vjec nën akuzën e vrasjes të kryer në bashkëpunim. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›