E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja

TIRANË, 19 mars /ATSH/ Gazetari dhe analisti i njohur Namir Lapardhaja u nda papritur nga jeta në moshën 40-vjeçare në Gjermani.

Dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë hemorragjia cerebrale.

Lapardhaja lë pas një kontribut të spikatur në median shqiptare dhe debatin publik. Ai shquhej për analizat e tij të drejtpërdrejta dhe kritike mbi zhvillimet politike në vend, duke qenë një zë aktiv në hapësirën publike.

Namir Lapardhaja ishte një qytetar i angazhuar, që punonte si mësues, gazetar dhe aktivist. Ai ka botuar libra, ese dhe një numër të madh artikujsh. Vetëm pak ditë më parë, më 5 mars, ai mësohet se festoi ditëlindjen e tij.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›