Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare ish-kreu i të përndjekurve politikë, Nebil Çika

Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare publicisti i njohur, Nebil Çika, i cili prej vitesh ka mbajtur edhe postin e kreut të përndjekurve politikë.
Lajmin për ndarjen nga jeta të Çikës e kanë bërë me dije familjarët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku njoftohet se homazhet në nder të tij do të kryhen këtë të enjte, ndërsa më pas do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Tufinës.
“Me hidhërim të thellë dhe me dhimbje të madhe ju lajmërojnë që u nda nga jeta babai jonë i dashur Nebil Çika. Pritjet bëhen mbas orës 09:00. Varrimi në orën 14:00 në varrezat e Tufinës”, thuhet në njoftimin e familjarëve.
/rtsh.al/