Jack Teixeira, ky është emri i të dyshuarit për rrjedhjen e dokumenteve sekrete të Pentagonit

I dyshuari për rrjedhjen e dokumenteve shumë të ndjeshme të mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane quhet Jack Teixeira. Kjo u bë e ditur nga zyrtarë amerikanë për CBS News.
Gazeta tha se ai është një anëtar 21-vjeçar i krahut të inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts. Të paktën 50, por ndoshta më shumë se 100 dokumente sekrete u postuan në Discord, një platformë e mediave sociale e njohur nga lojtarët.
Dokumentet përmbajnë një sërë vlerësimesh të inteligjencës për luftën në Ukrainë, por edhe dokumente të ndjeshme për vende në mbarë botën, përfshirë aleatët e SHBA-së. BBC
/rtsh.al/