Ndahet nga jeta ne moshen 59-vjecare Selim Ishmaku
Ka kaluar fare pak kur u shfaq ne nje bisede televizive. Energjik i lirshem... Ishte nje nga ato rastet e rrefimeve ku njerezit tregojne per veten qe nga femijeria e hershme tek studimet perpjekjet ato pengjet e vogla dhe endrrat e parealizuara. Nuk te thoshte asgje se ishte e fundit. Fundja kishte shume kohe perpara. Dje ne moshen 59-vjecare u nda nga jeta muzikanti dhe orkestruesi Selim Ishmaku. Brenda fare pak muajsh nje semundje e pasherueshme i mori jeten artistit ne mesin e nje karriere te suksesshme. Koleget dhe miqte e tij do ta kujtojne jo vetem si nje muzikant shume te pergatitur orkestrues dhe instrumentist te talentuar por edhe si nje njeri shume te mire. Selim Ishmaku lindi ne Shkoder por familja e tij u shperngul ne Tirane kur ai ishte fare i vogel. Ne moshen 6-vjecare i shtyre nga e ema nisi studimet per violine. Me tej vazhdoi Liceun Artistik ku u dashurua pas kitares dhe nderkohe nisi orkestrimet e para. Ishte ende i ri kur u kritikua ne nje mbledhje te Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve per prirje ndaj muzikes jugosllave. Ndonese nje i ri
teper i talentuar per 14 vjet me radhe konkurron ne Institutin e Larte te Arteve pa mundur ta fitoje ate. Kur iu dha kjo mundesi ai do te ishte nje nga studentet me te mire te profesorit esk Zadeja. Por pavaresisht viteve qe iu deshen per te perfunduar studimet kjo nuk e pengoi qe te vijonte rrugen e tij me muziken. Fillimisht ka punuar prane Ansamblit te Ushtrise me tej prane Qendres se Femijeve dhe per vite me radhe ka punuar si redaktor prane redaksise se muzikes prane Radio Televizionit Publik Shqiptar nderkohe ka vijuar te orkestroje te kompozoje dhe te drejtoje orkestren e RTSH-se. Nje vit me pare ai ishte drejtor artistik i festivalit te dhjetorit ne RTSH. Ishmaku ishte nder partizanet e muzikes se vertete shqipe dhe ka dhene kontributin ne ringritjen e nivelit te Festivalit te RTSH-se i lekundur gjate viteve te tranzicionit. Mesohet se ceremonia e lamtumires do te zhvillohet sot ne oren 1100.