Kupa Bilishti-Kastrioti e mbyllin ne barazim
Bilisht-Sporti dhe Kastrioti dje jane ndare ne barazim nga dy gola te shenuar per cdo ekip ne ndeshjen e pare te Kupes se Shqiperise. Ne minuten e 22-te Tiko kalon ne avantazh Bilishtin pas nje gjuajtjeje te sakte brenda zones. Ne minuten e 38-te Djarmati per krutanet leshon nje predhe nga larg dhe barazon rezultatin ne 1-1. Pas ketij momenti loja behet me e qete pa shume ngacmime ne portat respektive. Vetem dy minuta pasi eshte futur ne fushen e lojes ne fraksionin e dyte te lojes eshte Alikaj per miqte qe shenon golin e avantazhit pas nje gabimi te mbrojtjes vendase. Ne minuten e 68-te vendasit fitojne edhe nje penallti por Biba gjuan jashte. Gjithsesi 4 minuta para perfundimit te ndeshjes vendasit do barazonin me Koten.