Biografia ne gjermanisht si shkelqeu dhe u kryqezua kengetarja Alida Hisku
Ajo qe ka ndodhur me artisten e famshme u ngjan atyre historive te trishta te cilat harrohen me te njejten force qe kujtohen. Alida Hisku u nda me skenen ne kulmin e shkelqimit duke lene pas dilema e mistere te shumta qe pavaresisht sqarimeve te ndryshme nuk u zbardhen asnjehere te plota. Fillimisht u perqas me nje goditje politike per adhurimin e kengeve italiane. Pastaj u fol per nje ditar te fshehte me refleksione reaksionare. U aludua per nje lidhje agjenturore me grupin e Fiqirete Shehut. Pati zera se refuzoi oferten per tu futur nuse ne Bllok. Flitej sakaq per nje histori roze. E lenduar nga fluksi i rrefenjave te tilla aq sa nga goditja e befte e veres 83 Alida Hisku beri cceshte e mundur per te shkuar me menyren e vet te thelbi i se vertetes. Sfida ishte e jashtezakonshme por kengetarja e famshme ju pergjigj me nje perkushtim shembullor. Me botimin se fundi ne gjermanisht te librit Biografi ndjehet disi e lehtesuar pasi mendon se ka depertuar ne pjesen me te rendesishme te drames misterioze e bindur se vulen perfundimtare e kane dosjet e mbyllura. Sidoqofte kjo nuk e pengon te rrefeje per
Panorama momentet kulmore te jetes e karrieres artistike dhe te hedh drite ne mjaft aspekte te panjohura te historise se saj...
Zonja Alida pas kaq kohesh larg artdashesve shqiptare mund te pohoni se jeni ndare perfundimisht me skenen
Po e keni fjalen per kengen e kam shprehur dhe here tjeter se me te nuk kam per tu divorcuar kurre. Bile edhe vdekjen kur e mendoj e perfytyroj me te ne buze. Kam munguar per artdashesit vertet po kjo eshte e kushtezuar nga largesia fizike. Jetoj prej vitesh ne Gjermani e rrethanat jane te tilla qe te vi gjithnje e me rralle ne Shqiperi. Megjithate asnjehere nuk e mendoj veten ndryshe vec si nje artiste shqiptare. Historia e suksesit dhe talentit tim eshte ngjizur pikerisht aty...
Se fundi keni botuar nje liber ku pershkruani ne gjermanisht historine tuaj ne vitet e diktatures...
Ne fakt kam shkruar historine e drames sime qe nis me shkelqimin si artiste dhe mbyllet me kryqezaten e regjimit e cila me shpalli te padeshiruar ne kulmin e shkelqimit...
Pse jo ne shqip apo mendoni se historia juaj tek ne eshte e njohur...
Ka folur per te disa here media e Tiranes duke shtjelluar nga veshtrime te ndryshme metamorfozen e jetes dhe karrieren time. Ne rrefimet e saj ka te verteta por ka dhe mangesi e qasje jo reale. Ka mandej edhe trillime te cilat nuk kane te bejne fare me ato qe me kane ndodhur. Pikerisht per keto arsye kam menduar disa here te gjej nje menyre per te sqaruar biografine time. Arsyeja pse kam nguruar ka te beje me ndjenjen e racionalitetit dhe nderimin per korifenjte e artit shqiptar qe kane perjetuar nje drame te tmerrshme ne vitet e diktatures. mund te flisja une para Sherif Merdanit Visar Zhitit etj. Kur gjykova ta hidhja ne gjermanisht historine time kisha parasysh demonstrimin para te tjereve te sjelljeve paradoksale te komunizmit ndaj artisteve e shkrimtarve. Fakti qe lexuesi ketu e ka pritur mire tregon se kjo materie ka qene katerciperisht e paperceptueshme per te....
Ju thate se historia juaj ende nuk eshte zbardhur e plote...
Ketu kam parasysh mistere te vecanta te saj te cilat vazhdojne te mbeten te pazbuluara...
E keni fjalen per rrethanat qe kane lidhje me penalizimin si e padeshiruar per te kenduar para publikut...
Ato te plota nuk i di as vete. Ma do mendja se kjo ka per te vazhduar gjate per aq kohe sa te famshmet dosje do qendrojne te mbyllura. Misteret jane aty. Se paku pjesa qe mbart logjiken e goditjes absurdin e kryqezimit dhe mekanizmin e persekutimit. Hezitimi per te hapur arkivat eshte brengoses. Me sakte frika qe i mban ato te kycura edhe pas 20 vjetesh. Nje situate e tille favorizon vetem inkuizitoret e dikurshem. Ne viktimat e tyre kemi te drejte te pyesim Kush investon ende per ta ne shoqerine shqiptare Dilema eshte jo pak e ngaterruar. Sidoqofte nje dite e verteta do dale ne drite...
Per dramen e Alida Hiskut qarkullojne disa opsione. Thone se jeni penalizuar per interpretimin e kengeve italiane. Aludohet per nje lidhje te fshehte me grupin e Fiqrete Shehut. Ka zera se jeni goditur pas refuzimit te ofertes per tu futur nuse ne Bllok. Flitet se ju ka kryqezuar ditari ku mbanit shenime. Ka nderkaq dhe nje histori roze ...
Te lutem deri ketu. Ne nje menyre a ne nje tjeter i kam degjuar te gjitha. Ka prej tyre qe qendrojne. Ka mandej dhe intriga. E verteta eshte krejt tjeter te pakten nga menyra si e kam perjetuar une. Dicka rreth thelbit te saj jam perpjekur ta shtjelloj ne librin qe botova ne Gjermani. Pjesen tjeter jam duke e kompletuar per nje botim te dyte. Gjithsesi presektutimi ne optiken time eshte vetem nje fragment i historise se Alides sado dramatik qofte...
Ta leme per nje moment kete aspekt e te kthehemi te fillesat e karrierees artistike. Kur jeni ngjitur per here te pare ne skene
Eventi i pare kombetar ka qene Festivali i Pioniereve ne Shkoder ne vitin 1969. Aty jam vleresuar me Medalje te Arte per kengen e Tonin Dajise Vjelset e portokalleve. Duhet thene se me skenen isha njohur me heret nepermjet debutimeve ne festivale lokale dhe anketa muzikore. Kur isha ne shkollen 8-vjecare mora pjese ne Festivalin e Nente te Kenges ne RTSH. Per vite me radhe pastaj kam qene pjese e pandare e ketij aktiviteti te rendesishem...
Madje memoria e artedashesve ju ka fiksuar si nje prej kengetareve qe keni koleksionuar me shume cmime...
Po ti numeroj trofete e festivaleve te kenges ne RTSH deri tek i 20-ti vetem cmime te para behen pese shume te tjera jane te dyta dhe te treta. Mjaft te tjere i kam marre ne Festivalin Studenti Festivalin e Ushtarit ate te kenges popullore ne dekadat e majit etj.
E gjitha kjo kur nuk vinit ne art nga auditoret e shkolles artistike por nga radhet e punonjesve te tipografise...
Ne rastin tim debutimi ne art nuk vinte nga radhet e klases punetore sic cilesohej atehere por nga nje familje me talent artistik. Nena ime per me shume se 20 vjet ka kenduar ne korin e TOB. Motra Arjana Hisku ka kenduar aty rreth 30 vjet. Po keshtu edhe vellai Artani i cili ishte nje nga solistet bas-bariton ne kete institucion. Ne kete kuptim vetem babai nga gjitha familja ishte jashte botes se kenges. Ai ishte nje nga tipografet e njohur te Tiranes. Sa per profesionin e tipografit duhet thene se e zgjodha si baze jetese. Nderkaq hobi im mbeti kenga. Te dyja i ushtrova njeherazi per vite me radhe. Kjo me jepte kenaqesi e ndjehesha e lumtur...
Pra Alida Hisku eshte produkt i nje familje artistesh...
Kete me se shumti ia dedikoj nenes e cila ka qene pjese e filarmonise se TOB-it qe ne vitet e para. Nuk kishte konservatorin por nje shkolle muzike dy vjecare. Ajo ka interpretuar ne disa opera klasike si Madam Baterflai Peshkataret e Perlave Rigoleto TraviataKarmen Mrika etj. Kur ishim te vegjel na merrte me vete jo vetem ne shfaqje por edhe gjate provave. Ne nje fare kuptimi TOB-i per ne ishte bere si pjese e shtepise. Madje jemi aktivizuar edhe ne role episodike ne opera te ndryshme. Kuptohet me deshiren e nenes por edhe me kerkesen e mjeshterve te medhenj si Avni Mula Gaqo ako Ramiz Kovaci Hysen Kocia Ibrahim Tukici Nina Mula Rozmari Jorganxhi Hysen Kurti Marie Kraja te cilet na trajtonin si femijet e tyre...
fare kujtimesh ruani nga keta artiste te medhenj te muzikes shqiptare
I kam njohur qe e vogel pasi asokohe TOB-i ishte si nje familje e madhe. Femijeria ime ne pjesen me te madhe kaloi ne shoqerine e tyre ne mjediset e Pallatit te Kultures. Madje jo vetem kaq. Ne sezonin e veres kur mbyllej teatri shkonim bashke ne plazhin e Durresit. Ne zonen Hekurudha ishte caktuar nje vile per personelin e TOB-it. Aty jam takuar per here te pare me Vace Zelen. Nje dite teksa pushoja me mamane ne rere nisa te kendoja Valsin e lumturise. Ne mos gaboj isha pese vjece. Nje cast u mblodhen te gjithe rreth meje dhe po degjonin. Sa mbarova shperthyen duartrokitjet. E para mu afrua Vacja. Me perqafoi dhe duke u kthyer nga grupi i artisteve foli e ngazellyer Nuk e mendoja kurre qe kjo kenge ishte kaq e bukur. Une nuk e dija se kenga ishte e saj...
Dicka per kenget e festivaleve. Artdashesit e shumte vecojne nga koleksioni juaj artistik Vajzat e fshatit tim. Ne fakt a eshte kjo me e bukura dhe cfare kujtoni nga periudha kur e keni realizuar
Per mua mbetet nje kenge e dashur. Te te tille vec te tjerave e bejne rrethanat ne te cilat eshte realizuar. Kam qene 16 vjece kur e kam kenduar. Nje komision me kompozitore te njohur kishte perzgjedhur kenget qe do garonin ne festival. Nje komision tjeter me artistet me ne ze benin perzgjedhjen e kengetareve sipas kengeve. Me sa me kujtohet ne ate festival kete e bente Gaqo ako me Vace Zelen. Kenga Vajzat e fshatit tim kishte mbetur e fundit. Mesa duket fakti qe dukej si kenge popullore dhe kishte per autor nje kompozitor te pa degjuar e kishte lene jashte vemendjes. Dikush aty nga fundi propozoi me gjysme zeri te ma jepnin mua. Ashtu u be. Ne fakt ma dhane si kenge te dyte. Askujt nuk ia mbushte mendjen se mund te kishte sukses. Edhe une fillimisht nuk isha shume optimiste por miqesia me Enver Shengjergjin me detyronte tia beja sherbimin deri ne fund. Ishte shume e thjeshte dhe e mesova menjehere. E mesova dhe te them te drejten u miqesova me te. Gjithsesi nuk me shkonte mendja kurre se mund te zinte ndonje cmim ne festival...
Ne mos gaboj ka qene Festivali i 16 i Kenges ne RTSH dhe kenga Vajzat e fshatit tim u vleresua me cmim te pare...
Ne fakt ishte Festivali i 15 i Kenges ne RTSH. Sic e thashe nuk pretendoja per ndonje cmim. Sa mbarova interpretimin u largova.
Teksa po dilja jashte me thirren per tu kthyer mbrapsht. Me thane se duhet te dilja prap ne skene. Ashtu bera. Interpretova edhe nje here Vajzat e fshatit tim. Salla kete radhe u ndez nga duartrokitjet. Pastaj me thane se mora cmimin e pare. Me dukej si enderr dhe aty per aty thashe se ishte e pamundur. Po po ti je fituesja mu kthye udheheqesi artistik duke me perqafuar. Po Vacja cfare do marre u shpreha me naivitet femije. Nje moment mbeta si e ngrire. Dikush me preku ne sup dhe sakaq iu hodha ne qafe Ferdinand Dedes. Ishin caste te paharruara. Mbaj mend se si dhurate per cmimin mora nje termus dhe nje ore tavoline Made In Cina...
A mund te themi se Vajzat e fshatit tim eshte kenga me e dashur per ju
Nuk e di sa do te qendronte nje pohim i tille por e verteta eshte se ajo me ka ngjitur me shume. Mbaj mend se kur isha e izoluar ne qelite e Brakes e kendoja shpesh nen ze per te zbutur sa te ishte e mundur trishtimin e tmershem. Me thone se te njejten gje kam bere edhe kur kam isha paciente e spitalit psikik. Fakti qe i jam rikthyer ne momentet me dramatike te jetes tregon se Vajzat e fshatit... ka ngjizur thelle ne shpirtin tim...
Kush kane qene njerezit qe ju kane mbeshtetur ne rrugen e artit dhe si i vazhdoni marrdheniet me ta
Kur dua ti kthehem ketij momenti me del perpara nje liste e gjate. Sidoqofte nuk mund te rri pa permendur emrat e kompozitoreve te talentuar si Agim Krajka Aleksander Lalo Avni Mula Enver Shengjergji Kujtim Laro Kastriot Gjini etj. pa kontributin dhe ndihmen e te cileve nuk do te isha ajo Alide qe duartrokitej nga publiku. Te njejten mirenjohje adresoj per shume nga kengetaret e famshme te skenes shqiptare qe me mbeshteten e me mbajten afer me shume dashuri. shte vendi te veccoj ketu te madhen e brilanden Vacce Zela. Ate e kam patur idhullin e jetes time...
Alida Hisku eshte fiksuar ne kujtesen e artedashesve duke kenduar me sy mbyllur...
Ka qene krejt spontan nje veprm i tille. Ma vinin shpesh ne dukje kete te gjithe udheheqesit artistik e sidomos regjisoret por asnjehere nuk e riparova. Me dukej se kur mbyllja syte isha me e qete me e afert me publikun dhe me e sigurt ne logjiken e kenges. Nuk di cte them tjeter per kete ves nese mund te quhet i tille...
vijon neser...
Afrim Imaj