Russell Crowe ka vdekur? Esht shaka

Russell Crowe ka vdekur! Eshtë aksidentuar në Austri në malet Kitzbuhel, ndërsa xhironte një prej skenave të filmave të tij të fundit në 50 metra lartësi.
"Lajmi" për aksidentin e tmerrshëm është dhënë pak ditë më parë në Shtetet e Bashkuara dhe në rrjetë kanë rënë radio, televizione dhe website në të gjithë botën.
Por gladiatori është shëndoshë e mirë dhe sipas agjentëve të tij, aktori shpreson që të jetojë shumë gjatë.
Crowe nuk është viktima e parë e këtyre 'lajmeve' që bëhen për shaka dhe që tregojnë se sa shpejt përhapen informacionet në rrjet, kur ato nuk janë të konfirmuara zyrtarisht.