Ndahet nga jeta regjisori Hysen Hakani

I nderuar me çmimin “Mjeshtër i Madh”, Hakani i ka dhuruar kinemasë shqiptare një sërë filmash, si “Debatik”, “Toka jonë”, “Njësiti gueril”, “Cirku në fshat”, “Një ndodhi në port”, “Lundrimi i parë”, “Plaku dhe hasmi” etj, si dhe një sërë filmash dokumentarë.
Tre vjet më parë, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit organizoi një ceremoni festive në 75-vjetorin e lindjes së tij, ndërkohë që vetë Hakani ishte shprehur se dekorata më e madhe e jetës së tij ishin urimi dhe përshëndetjet e njerëzve për filmat e realizuar 50 vite më parë.
Regjisori dhe skenaristi Hakani lindi në vitin 1932 në qytetin e Beratit dhe pasi u diplomua në Çeki për regji, në vitin 1957 realizoi filmin e parë artistik shqiptar, “Fëmijët e saj”. Për këtë film Hakani është shprehur vite më parë se nuk ka qënë ëndrra e tij që të konsiderohej i pari, e rëndësishme për të ka qënë të hidhte hapa të mbarë në kinematografinë shqiptare.
Në filmat e Hakanit kanë interpretuar aktorë të njohur të kinematografisë, si Marie Logoreci, Roza Anagnosti, Naim Frashëri, Ndrek Luca etj. Gjatë jetës së tij artistike Hysen Hakani botoi edhe tre libra: “Shkon dëm sapuni tek arapi”, “Janë prishur semaforët” dhe “Skaner”.
Teatri Kombëtar do të zhvillojë homazhe ditën e nesërme, në orën 10:00-12:00, ku familjarët, miqtë dhe kolegët e tij do t’i japin lamtumirën e fundit regjisorit të njohur të filmit shqiptar.
2011-02-08 15:39