E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta shkrimtari dhe lektori Agim Deva

Prishtinë -Vdiq dje në moshën 61-vjeçare shkrimtari i njohur për fëmijë dhe pedagogu i Universitetit të Prishtinës, Agim Deva. Ai ishte edhe lektor në degën e Letërsisë e të Gjuhës Shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Në telegramin e ngushëllimit të presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, drejtuar familjes Deva, theksohet se ''krijuesi e pedagogu Agim Deva, edhe në kohët më të rënda për vendin tonë, diti që me fjalën e matur dhe të peshuar t’u transmetojë gjeneratave të reja mesazhet e urtësisë, të dashurisë dhe të humanizmit''.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›