E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, incidente midis fermerëve dhe policisë

Pire -Qindra fermerë janë përleshur me policinë greke në portin e Pireut, të cilët ishin nisur për të protestuar në qendër të Athinës kundër çmimeve të ulta për prodhimet e tyre, bëri të ditur një gazetar. Incidente të vogla kanë ndodhur në momentin që fermerët kanë tentuar të hyjnë me forcë në portin e Pireut në jug të kryeqytetit grek. Policia është kundërpërgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës.

''Disa persona janë plagosur lehtë, prej të cilëve dhe një deputet i majtë, ndërkohë që katër persona të tjerë u arrestuan'', sipas informacioneve të para të policisë. Fermerët do të nisen me 500 traktorë para Ministrisë së Bujqësisë në qendër të Athinës për të manifestuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›